23.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Korrupsioni dhe prokurimi publik”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 23 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Korrupsioni dhe prokurimi publik. Palët që mund të përfshihen në veprime korruptive aktive ose pasive dhe metodat për hetim dhe gjykim në këto raste”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Erjon Çela dhe Manjola Kajana

Qëllimi i këtij trajnimi është: Të njihen pjesëmarrësit me standardet ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore në lidhje me hetimin dhe gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe ato në fushën e prokurimit publik.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:

  • Korrupsioni. Format e kryerjes së tij. Elementët objektivë dhe subjektivë të figurës së veprës penale të korrupsionit. Palët që mund të përfshihen në veprime korruptive aktive ose pasive. Aspekte teorike dhe problematika e hasur në praktikën gjyqësore gjatë gjykimit të veprave penale të korrupsionit
  • Prokurimi publik. Koncepti i prokurimit publik. Parimet mbi të cilat zhvillohet prokurimi publik. Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike dhe elementët objektivë dhe subjektivë të kësaj figure të veprës penale. Palët që mund të përfshihen në veprime korruptive aktive ose pasive dhe metodat për hetim dhe gjykim në këto raste. Raste nga praktika gjyqësore

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.